Deputeti i Vetëvendojes, Eman Rrahmani, gjatë intervistës së kryeministrit Albin Kurti për një media kosovare, ka cituar ish-presidentin e Bonjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviçin.
Me anë të një citati të politikanit boshnjak, Rrahmani ka thënë se beson se popullit në vend të rrenave të hijshme duhet t’u tregohet e vërteta.
Nuk dihet me saktësi nese deputeti rebel i Vetëvendojes këtë postim e ka lidhur me intervistën e kryeministrit Kurti.
“Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.
Alija Izetbegoviç”- citon Eman Rrahmani