Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Vjenë të Austrisë.
Osmani do të flasë sot për momentumin e ri të integrimit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë, në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës.
Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Kosovës në Austri.
Kosova më 12 maj të vitit të kaluar fillimisht aplikoi në Këshillin e Evropës. Ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai i cili i dorëzoi në Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Ndërsa, në dhjetor po të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikim i cili u bë në Strasburg nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.