Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se ka qenë e domosdoshme rritja për 15 për qind e tarifave të energjisë elektrike për të pasur furnizim të vazhdueshëm.
Në konferencë për medie, pas mbledhjes së Bordit të ZRrE-së, Fejzullahi tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike ka qenë edhe për shmangie të reduktimeve.
Ndërkaq, ai nuk tregoi se sa do të jetë çmimi i një kilovati të tarifës së lartë dhe të ulët.
Nga ZRRE kanë treguar për sa euro do të shtrenjtohet faturat.
“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 40 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.