Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar zëvendëskryeministren e vendit, Emilja Rexhepi.
Szunyog e Rexhepi folën mbi situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
“Diskutuam zbatimin e legjislacionit përkatës dhe nevojën e konsolidimit të mekanizmave koordinues të Qeverisë për të drejtat e njeriut”, shkroi Szunyog.
Tutje, Szunyog e Rexhepi folën për nevojën për të rritur ndihmën për grupet e cenueshme, përfshirë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, riaktivizimin e komisionit të verifikimit të diplomave, dhe emërimin e drejtorit të Zyrës për Çështjet e Komuniteteve.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve”.