Sipas raportit të OKB-së, Shqipëria dhe Serbia bëjnë kontrabande të hapur të drogës, Kosova nuk përmendet pas 20 vitesh

Aktuale

Sipas raportit të OKB-së, Shqipëria dhe Serbia bëjnë kontrabande të hapur të drogës, Kosova nuk përmendet pas 20 vitesh

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:16
OKB

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin prej 182 faqesh, Shqipëria përmendet plot 36 herë, ku OKB thekson se shqiptarët janë gjithnjë e më shumë prezent në këtë treg botëror. Për herë të parë pas 20 vitesh emri i Kosovës nuk përmendet në këtë raport të OKB-së për trafik droge.

Sipas OKB, grupet shqiptare në rrjetin e trafikut shërbejnë me rrjet logjistik dhe mbështetës për të bërë kalimet në porte dhe shitjen e shpërndarjen.  Dikur Shqipëria përdorej si një vend tranzi i kontrabandës me drogë me vendeve të lindjes dhe Evropës, kur se sot Shqipëria konsiderohet për ndërkombëtarët edhe si prodhuese edhe si konsumuese e drogës, raporton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Tregjet më pak të eksploruara të kokainës në Evropën Lindore janë furnizuar kryesisht nga grupet kriminale shqiptare dhe serbe. Në veçanti grupet kriminale serbe kanë furnizuar për një kohë gjatë Ballkanin me kokainë nga Ekuadori thuhet në raport.

«Sipas disa analistëve, konkurrenca midis grupeve kriminale nga Ballkani, përfshirë grupet shqipfolëse, ka nxitur vrasje të synuara në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri që nga viti 2015. » 

"Trafikantët serbë dhe shqiptarë të lidhur me klanin Kinahan (një OCG Irich që përfshinte trafik të madh kokaine) punësojnë kriminelë, siç thuhet nga Afrika e Veriut, për të frikësuar punonjësit e porteve në portet e mëdha evropiane, nëse ata refuzojnë të bashkëpunojnë në marrjen e dërgesat e kokainës" cition gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Shqipëria rezulton si vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, sipas një harte interaktive të Zyrës për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), në kuadër të Raportit Vjetor të Drogave 2017, publikuar së fundmi. Sipas hartës, për përdorimin e kokainës, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, për të dhënat që i referohen vitit 2014 dhe për grupmoshat nga 15 – 64 vjeç. Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet që raportohen nga UNODC .

Sipas disa analistëve, konkurrenca mes grupeve kriminale nga Ballkani, duke përfshirë grupet shqipfolëse, kanë bërë vrasje të synuara në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri që nga viti 2015.

Në dekadën e fundit grupet shqipfolëse janë bërë lojtarë të mëdhenj në tregun e kokainës në Evropë duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh midis diasporës jashtë shtetit dhe shpesh duke punuar me grupet kriminale italiane. Evropa Juglindore sinjalizon konsolidim të mëtejshëm të Organizatave kriminale ballkanike, në gjendje të krijojnë marrëdhënie të afërta si me grupet kriminale fqinje dhe me ato shqiptare.

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch më shumë se gjysma e kësaj droge nga Shqipëria, Serbia dhe vendet tjera të ballkanit kanë për destinacion vendet evropiane, ku 20 % të këtyre drogave (sidomos kokaina) depërton ne Zvicer.

Prodhimi i kokainës ka arritur nivele rekord ndërsa janë shfaqur qendra të reja trafikimi theksohet ne raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin.

Në raport përmenden në mënyrë të vazhdueshme grupet kriminale shqiptare që sipas gjetjeve konsiderohen lojtarë të rëndësishëm në tregun global të kokainës. Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarët kryesorë në tregun e kokainës në Evropë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në mesin e diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh duke punuar në bashkëpunim me grupet kriminale italiane.

Grupet shqipfolëse operojnë me shpërndarje në sasi të mëdha të kokainës në shumë pjesë të Evropës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine thuhet ne raportin e OKB-se.

“Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimore, veçanërisht në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”, thuhet në raport.

Siç është raportuar nga autoritetet shqiptare, është më pak e zakonshme se përpara zbulimi i kokainës brenda një kontejneri sepse droga ka më shumë gjasa të fshihet brenda kutive me banane. Sipas gjetjeve, grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në tregtine e kokainës në Irlandë, ndonëse ky treg vazhdon të kontrollohet nga grupet kriminale irlandeze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat