Procesi gjyqësor në rastin e njohur si “53 milionëshi” ka vazhduar të premten me marrjen në pyetje nga ana e prokurorit Atdhe Dema, të Ramë Qupevës, drejtor në Departamentin për Infrastrukturë Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, në cilësinë e dëshmitarit.
Qupeva tha se “Hill International” ka menaxhuar me kontratë, ka përgatitur raporte të rregullta të cilat i janë dorëzuar njësisë dhe komitetit.
“Zgjatja e vazhdimi i kontratës ka qenë e ministrit Lutfi Zharku, ku kompania ka përgatitur dhe dorëzuar opinionin lidhur me këtë çështje”, tha ai.
“Rasti i dytë ka qenë në kohën e ministrit Pal Lekaj për zgjatjen e afatit në fund të vitit 2017”.
Prokurori ka kërkuar që Qupeva të mos kthehët në përgjigjjet e dhëna, por të tregojë se në pozitën që ka pasur, çfarë kontrate ishte me ‘Lampson’ dhe se si duhej të ekzekutohet deri në fund.
Qupeva tha se kontratat e ‘Lampson’ nuk janë tipike për projektet e ndërtimin të rrugëve dhe se në këto kontrata eliminohet rreziku i sasive që mund të rritët gjatë implementimit të projektit.
“Kontrata është fikse, si pjesë e kushteve të kontratës lejohet punë shtesë si 10% të kontratës, implementimi i këtij lloji të kontratës kërkon një diciplinë më të madhe në raport me kontrata të tjera për arsye se implementimi kryhet në planin dinamik dhe rrjedhjes së parasë e cila kontraktorit nuk i jep shumë hapëirë që të ketë vonesa”, tha Qupeva. “Por në të njëjtën kohë punëdhënësi është i obliguar që ta përcjellë implementimin e planit dinamik me një rrjedhje të parasë e cila është pjesë e ketij plani”.
Prokurori më tej theksoi se kjo kontratë ndahet në dy pjesë, 5% punë shtesë, 5 % tantieme( huazim i materialeve ) etj. Ndërkohë, ai tha se është bërë ekzekutimi i pagesës prej 53 milionë euro, ndërsa kërkoi të dijë nëse Qupeva në cilësinë e zyrtarit të Njësisë për Implementimin e Projektit (NJIP), ka qenë i njoftuar apo i është kërkuar mendim nëse mund të realizohet kjo pagesë dhe në çfarë forme si dhe nëse është ndarë për punë shtesë apo tantieme?
Qupeva tha se si pjesë e kontratës është klauzola si "variation order", punë shtesë sipas klauzoles 13.1 ku janë të perfshira huazimet e materialeve.
“Tek pjesa për 53 milionë, pagesat, faturimi për vlerën e 53 milioneve është bërë pas marrjes së vëndimit nga qeveria”, tha ai, duke shtuar se nuk janë konsultuar si njësi, para marrjes së vendimit dhe nuk kanë marrë pjesë në vlersimin e propozimit nga ana e “Bechtel-Enkes” lidhur me kohëzgjatjen e afatit të kontratës.
“Pas marries së vëndimit për 53 milionë në bashkëpunim më ‘Hill International’ është përgatitur plani i pagesave ‘Hill international’ dhe ‘Bechtel-Enka’ dhe pagesat janë certifikuar nga ana e kompanisë mbikqyrëse ku edhe ka vazhduar pagesa konform këtij plani”.
Prokurori kërkoi sqarime nëse Qupeva ishte në dijeni për vendimin e ‘Hill International’, për zgjatjën e afatit dhe pagesen.
“Hill international’ ka thënë se nuk ka qenë në pajtim me vlerën për 53 milionë”, tha ai.
“Vendimin e ‘Hill International’ nuk e kam parë me sy”.