Ambasadori i Francës, Olivier Guerot tha se presin nga qeveria që të vijë me propozime për asociacionin.
"Ne e inkuraojmë Qeverinë e Kosovës që ta bëjë një propozim, dhe pastaj do të diskutojë në bazën e këtij propozimi. Inkurajojmë dhe fuqimisht që ta bëjë propozim konkret dhe do të jetë hap konkret përpara", tha ai.
Sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ai u shpreh se rruga drejt BE-së është e gjatë dhe teknike, për çka Kosova mund ta bëjë.
E ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i pyetur për deklaratat e Vuçiq pas takimit në Ohër, tha se duhet më shumë përqendrim në veprime, e më pak në fjalë.
"Nuk jemi që vetëm njëra anë të zbatojë, e tjetra jo. Unë dëshiroj më pak përqendrim në deklarata, e më tepër në veprime. Mendoj që takimi i ardhshëm është të martën, jemi shumë optimist se do të ketë progres qe do të zbatohet, përndryshe pasojat janë", ka thënë ai.
Për mos-pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, Rohde tha se
"Nëse nuk merrni pjesë në zgjedhje, atëherë nuk mund të merrni pjesë në vendime, atëherë mos u ankoni", u shprej ai.