Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka ironizuar me opozitarët.
Përmes një postimi në Facebook, kjo familje ka thënë se opozitës nuk i dolën kalkulimet dhe zhurma se kryeministri Kurti ishte afër dorëheqjes, përcjell Bota sot.
Kjo familje vlerëson se më opozitën e “hutuar”, pushteti i Kurtit dhe Osmanit do të ketë jetëgjatësi.
Reagimi i plotë:
Nuk dolën parashikimet e rreme të nëntokës kriminale të kamufluar në gazetari' investiguese', që propagandonin se Albini është afër dorëheqjes.
Nuk e rrëzuan as protestat e liderit të vockël e të vetmuar të PSD-së.
Opozitës së rraskapitur ia ka humbur rrugën n'oborr Albini, nuk po u dalin kalkulimet, nuk po u rezultojnë të suksesshme zhurmat dhe mashtrimet.
Me këtë opozitë të hutuar, çakorduar e të shkëputur nga realiteti aktual - Blinkenit, Albinit dhe Vjosës, u urojmë shëndet se do të jenë në pushtet kogja gjatë.