Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së.
Në njoftim thuhet se ky marsh do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.
Marshuesit do të nisen nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojnë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Deri tash, një numër i madh e kanë përkrahur këtë marsh.
Mirëpo, ka edhe figura të mëdha që janë shprehur kundër.
Njëri prej tyre është edhe avokati Gazmend Halilaj, i cili e quan këtë, marsh të turpit.
Përmes një postimi në Facebook, Halilaj pyet se ku ishin ata që heshtën deri tash, për vrasjet që ndodhën në Kosovë.
Ai përmend vresjen e mësuesit dhe veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit, pastaj hetuesin policor Hajdar Ahmeti.
Avokati paralajmëron se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat.
Reagimi i plotë:
PROTESTË E TURPIT
Marshoni ka të doni.
Por, vrasja e atdhetarëve Haki Imeri, hetuesit policor Hajdar Ahmeti e shumë tjerë, më në fund po marrin drejtimin e duhur.
Ku po mbeteni Ju, që heshtët ndaj vrasjëve të bijve me të mirë të këtij vendi.
Me çfarë ndërgjegje nesër u dilni përpara Familjeve të të vrarëve.
Ngoni mirë, shumë nga këto figura janë klientë të mi, që unë së bashku me Prokurorinë po e bëjmë ndjekjen e vrasësve të tyre.
Një gjë mbani mend.. edhe dielli m’u ndalë, ne nuk ndalemi....për vrasësit e këtyre figurave asgjë tjetër pos BURGIM TË PËRJETSHËM....