Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit.
Ajo tha se ky vend është dëshmi për masakrat e Serbisë në Kosovë.
Musliu-Shoshi theksoi se aty u vranë 80 qytetarë përfshi të moshuar gra dhe fëmijë.
Postimi i plotë:
Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm, duke përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijë.
Gjaku i tyre është dëshmia përmes së cilës ne dhe fëmijët tanë jetojnë të lirë dhe të barabartë.