FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

Aktuale

FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:00
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka informuar sot se Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt.

Ai ka bërë të ditur se është realizuar trajnimi për mortaja 81 mm, nga ekipet e ushtrisë turke.

“Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke.

Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale.”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat