Ambasadori gjerman e pyet Listën Serbe: Pse nuk e dënuat djegien e veturave?

Aktuale

Ambasadori gjerman e pyet Listën Serbe: Pse nuk e dënuat djegien e veturave?

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:20
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ka reaguar pas djegies së veturave me tabela në RKS në veri.

Ai ka pyetur Listën Serbe pse nuk po e dënojnë këtë akt.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe, Lista Serbe ka paralajmëruar rezistencë pas arrestimit të një të dyshuari për djegien e veturave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat