Marshi për drejtësi, fillon grumbullimi i qytetarëve

Aktuale

Marshi për drejtësi, fillon grumbullimi i qytetarëve

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Tanimë, kanë filluar të mblidhen qindra qytetarët dhe organizatat e veteranëve të dala nga lufta në marshin solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftarët e tyre në Hagë.

Marshi për drejtësi ka mbledhur bashkë gjithë skemën politike, shoqërinë civile, personalitete të ndryshme e bashkësi fetare.

Marshi pritet të fillojë nga ora 14:00, duke filluar nga sheshi "Zahir Pajaziti" dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit "Skendërbeu" në kryeqytet.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat