Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar në lidhje me djegiet e veturave në veri të Mitrovicës.
Hovenier ka thënë se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale.
“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.