Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, gjatë fjalimit të tij në marshin për drejtësi, tha se Kosova detyrohet të kërkojë drejtësi edhe sepse të tillë siç tha e meritojmë.
Duke i përmendur me emër secilin, tha se Thaçin e Veselin i njeh si fëmijë. Çerkini tha se njëjtë si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, edhe katër krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
“Në vend se të flasim për zhvillimin e llogaridhënien e atyre që e kanë bërë këtë krim, ne përkujtojmë jo vetëm se po kemi dëshirë por sepse është një drejtësi në botë dhe sepse pa drejtësi po na mbahen n Hagë, Kadri Veselin e njohim të gjithë por unë e njoh si fëmijë dhe sot e asaj dite nuk po e lëshon.
Edhe Rexhep Selimi ka dhënë, po edhe ai ka dhënë kontribut të madh e të gjithë liderët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. E kishim Ramush Haradinaj si kryeministër, e lëshoi postin e shkoi, po e shoh Fatmir Limajn, të gjithë dolën të paqë, e me emër të Allahut edhe këta do të dalin të paqe”, tha ai.