Veprimtari nga diaspora Skënder Tolaj, ka reaguar lidhur me marshin e sotëm në mbështetje të ish komandantëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim në burgun e Hagës.
Tolaj ka publikuar një fotografi të veprimtarëve të LDK-së dhe mbështetësve të presidentit Rugova të vrarë për motive politike pas luftës në Kosovë.
Në mbishkrimin e fotografisë ai ka pyetur nëse vrasësit e këtyre veprimtarëve kanë emër, ndërsa ka vënë në qendër faktin se ata nuk u ranë nga Serbia.
“A KANË EMËR VRASËSIT E KËTYRE (Veç mos thoni se i ka vra Serbia) sepse kur u vranë këta-këto asnjë serb nuk ishte në Kosovë!”, ka shkruar Tolaj.
Postimi i plotë: