​Lushtaku: Specialja është gjykatë politike

Aktuale

​Lushtaku: Specialja është gjykatë politike

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:27
Sami Lushtaku

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I pranishëm në marshin e organizuar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Lushtaku tha se Specialja është është gjykatë politike.

Lushtaku: Duhet të bëjë më shumë edhe Qeveria e Kosovës

“Shqiptarët asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, pra, edhe ne në këtë rast kërkojmë vetëm drejtësi. Ka me dhjetëra masakra në Kosovë dhe asnjë dënim nuk ka ndodhur deri më tani. Ushtarët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë... Duhet të bëjë më shumë edhe Qeveria e Kosovës... Po ashtu, kam bindje që Gjykata Speciale është gjykatë politike”, tha Lushtaku.

“Marshi për drejtësi” u organizua një ditë para fillimit të procesit gjyqësor në Hagë, pasi, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat