Ndërtesa e Presidencës dhe ajo e Kuvendit është ndriçuar në mënyrë simbolike me ngjyrë të kaltër.
Kjo në shenjë të solidaritetit me personat me autizëm dhe në funksion të ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Kështu bëri të ditur faqja zyrtare e Presidencës në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë që sot ka qenë dita ndërkombëtare e autizmit.