Spitali i Pejës ka njoftuar për vdekjen e punëtores Zelfije Kelmendi.
Sipa njoftimi, varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në ora 14:00.
“Ti si Menaxhere e Prokurimit dhe shembull të punëtores profesionale, që vije e para dhe delshe e fundit nga puna. Ti ishe një kolege e afërt me të gjithë dhe me ty ishte kënaqësi të punoje.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Postimi i plotë:
Të tronditur e të pikëlluar thellë nga vdekja jote e shpejtë Zelfije Kelmendi.
Ti si Menaxhere e Prokurimit dhe shembull të punëtores profesionale, që vije e para dhe delshe e fundit nga puna. Ti ishe një kolege e afërt me të gjithë dhe me ty ishte kënaqësi të punoje.
Vdekja të morri shpejtë dhe herët nuk të la as të arrish pensionin, e ne si Institucion humbëm kolegen perfekte dhe profesionisten e madhe.
Pusho e qetë Zelfije, NE asnjëherë nuk do të harrojmë.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit, në ora 14.