Familjarë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po marrin pjesë në protestën paqësore në Hagë.
Krahas shumë bashkatdhetarëve, në protestën e sotme pjesëmarrës janë edhe djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe vajza e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.
E në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së aty ndodhet edhe gruaje e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, Shqipe Selimi.
Diaspora shqiptare po proteston nën moton “Jo në emrin tim”. Ndërkohë që gjykimi ndaj tyre po vazhdon, në seancën e stome gjyqësore Thaçi dhe të tjerët u deklaruan të pafajshëm.