Sot ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të LVV-së Rexhep Selimi.
Për këtë ka reaguar djali i presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.
Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se “Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plotë siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton”, ka shkruar ai.
Ish-kreu i Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi para trupit gjykues se është plotësisht i pafajshëm.
Ai tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/April/03/auto_338885781_202840125786207_6304224747309450329_n-1-e16805155912781680516359.jpg)