Ambasadori Rohde: Në Hagë po gjykohen individë për krime të rënda

Aktuale

Ambasadori Rohde: Në Hagë po gjykohen individë për krime të rënda

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:47
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i ka dhënë një mbështetje të fuqishme Gjykatës Speciale derisa ka përsëritur se “UÇK-ja nuk është në gjykim”.

Rohde ka thënë se e kupton demonstratën e djeshme në Prishtinë, por megjithatë ka kundërshtuar pretendimet e shtruara aty.

“Nuk është UÇK-ja që po gjykohet por individët që që po akuzohen për krime të rënda të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për zhdukje të personave dhe torturës.” – thotë z. Rohde në fjalën e tij.

“Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme – s’duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë.” – u shpreh ambasadori.

Statuset e plota:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat