E rëndë: Ky është punëtori i “Trepçës” që vdiq sot në mëngjes në vendin e punës

Aktuale

E rëndë: Ky është punëtori i “Trepçës” që vdiq sot në mëngjes në vendin e punës

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:04
Behram Arifin

Një punëtor i ndërmarrjes “Trepça” ka vdekur sot në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshhohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

Mësohet se bëhet fjalë për Behram Arifin, 58 vjeçari nga Mitrovica që punonte në këtë ndëmarrje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat