Djali i Kadri Veselit, Klestori, ka shpehur mirënjohje ndaj shqiptarëve për përkrahjen masive që iu kanë dhënë ish-krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë.
Klestori ka qenë sot prezent në protestën e mbajtur në Hagë, ku kanë marrë pjesë mijëra mergimtarë nga Austria, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë, si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe.
Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar ai.