Në fillimin e gjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së, prokuroria speciale ka zbardhur deklaratat e ish presidentit Thaçi dhënë kohë më parë këtij institucioni.
Sipas prokurorisë Thaçi atë botë kishte deklaruar se roli i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së ishte i vogël, madje ekzistonte vetëm në letër.
Me këtë situatë ka ironizuar aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka thënë se ne kemi menduar se këta janë vija e parë e frontit dhe bartësit kryesorë të luftës, referuar deklaratave të shpeshta të Thaçit se ka qenë në vijën e parë të frontit.
Postimi i plotë:
Thaçi i paska thon prokurorisë speciale në intervista sekrete (siç i cilesoi prokurori) që shtabi i përgjithshëm ka ekzistu veç në letër.
Na kena menu që këta jon vija e parë e frontit dhe bartësit kryesorë të luftës.