Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë

Aktuale

Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 17:17
Hajredin Kuçi

Ish zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi mori pjesë sot në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit.

Kjo para disa muajsh ishte konfirmuar edhe nga Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit.

Ndryshe Kuçi aktualisht është tërhequr nga jeta politike.

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte edhe “krahu i djathtë” i ish-presidentit Hashim Thaçi, kishte lënë anash politikën për të vazhduar jetën akademike.

Kuçi kishte thënë se skena politike ka nevojë për njerëz të ri dhe mendime te reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat