Pas senacës së parë të katër të akuzuarve ka pasur shumë reagime.
Analisti Lirim Gashi, ka thënë se UÇK-ja, ka pasur vetëm një komandant suoer dhe ai ka qenë Adem Jashari.
Ai ka thënë se “nuk i besoj askujt, as nga Drenica e as nga pjesa tjetër e Kosovës, që keqpërdor heroizmin e pakrahasueshëm të komandantit më të madh në historinë e botës, Adem Jasharit”.
“Nëse shqiptarët nuk mund të bashkohen rreth figurave madhështore të Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit, atëherë realisht nuk e meritojnë as lirinë, as pavarësinë”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
UÇK-ja ka vetëm një Komandant të vërtetë Suprem, ai quhet Adem Jashari.
Më së shumti besoj në gratë dhe burrat e Drenicës dhe të gjithë Kosovës, në zemrat e të cilëve jeton Kryekomandanti i vetëm i vërtetë, i paimitueshëm, i papërsëritshëm, i pazëvendësueshëm i pakrahasueshëm dhe suprem Adem Jashari.
Nuk i besoj askujt, as nga Drenica e as nga pjesa tjetër e Kosovës, që keqpërdor heroizmin e pakrahasueshëm të komandantit më të madh në historinë e botës, Adem Jasharit, për të vjedhur dhe mashtruar popullin dhe vendin e vet, sepse njerëzit e tillë nuk mund të kenë gjak shqiptari në venat e tyre, por vetëm vaj karburanti të INA-s ish-jugosllave, të importuar nga vendet arabe.
Nëse shqiptarët nuk mund të bashkohen rreth figurave madhështore të Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit, atëherë realisht nuk e meritojnë as lirinë, as pavarësinë.
Sepse çdo gjë është kalimtare, por jo edhe veprat madhështore të Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit.
Nëse do ta kishim një kisho-xhami shqiptare autoqefale, e që do të duhej ta themelonim nëse jemi vërtet shqiptarë, atëherë shenjëtorët e dogmave spekulative fetare Jezu Krishtin dhe Muhamedin do të duhej t'i zëvëndësonim pa hezitim me shenjëtorër e vetëm të vërtetë të kombit shqiptar Gjergj Kastriotin dhe Adem Jasharin.
E di që shkrimet si ky janë për tradhtarët halë në sy, por e kanë një të mirë që ua heqin maskën e atdhedashurisë së rrejshme.