Avokati Berisha: Kujdes, edhe “Liria ka emër” do të përdoret kundër të arrestuarve në Hagë

Aktuale

Avokati Berisha: Kujdes, edhe “Liria ka emër” do të përdoret kundër të arrestuarve në Hagë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Avokati Besnik Berisha ka thënë në T7 se emocionet duhen të lihen anash teksa veçse ka filluar gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha ka thënë se në aktakuza sot u përdoren edhe angazhimet e mediave në Kosovë dhe fushata “Liria ka emër”.

Ai shtoi se kjo fushatë do të përdoret edhe në të ardhmen, ashtu sikurse edhe marshi i të dielës.

“Kujdes, edhe “Liria ka emër” do të përdoret kundër të arrestuarve në Hagë”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat