Tomë Gashi parasheh që gjykimi i krerëve të UÇK-së të zgjasë rreth pesë vjet

Aktuale

Tomë Gashi parasheh që gjykimi i krerëve të UÇK-së të zgjasë rreth pesë vjet

Më: 3 prill 2023 Në ora: 23:50
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka parashikuar që gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë mund të zgjashë për rreth pesë vjet.

“Unë kam marrë pjesë në disa prej gjykimeve të pjesëtarëve të UÇK-së, apo të komandantëve të UÇK-së që kanë qenë në Tribunalin e Hagës, por edhe në Kosovë nuk ka pasë asnjë rast prej rastve të tilla, pra i akuzave të tilla për krime të luftës, që ka zgjatur më pak se pesë vjet”, ka thënë Gashi në Edicionin Special.

“Ne e kemi pasur rastin më të madh dhe më të gjatë që ka ndodhur, rasti i zotëri Sylejman Selimit i cili ka zgjatur rreth shtatë vjet, dhe e kemi pasur rastin që është zhvilluar në Mitrovicë”.

Sipas Gashit, çështjet e numrit të madh të dëshmitarëve, mbi 300 sosh, pastaj përkthimet marrin kohën e tyre.

Gjatë intervistës Gashi po ashtu e ka shprehur habinë me qasjen që kjo Gjykatë po e ka në këtë gjykim.

“Mendoj që tani të gjithë po  dimë që kemi të bëjmë me fjalën hyrëse dhe e kemi parë prokurorinë e cila ka dëshmuar faktikisht që sipas tyre kanë hetuar për vite të tëra, për decenie të tëra, dhe e keni parë që diçka është jashtëzakonisht e çuditshme, sepse të gjithë po e dimë që shënjestra kryesore është Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe komunikatat që i përmenden, si ekip i prokurorëve, thanë që komunikatat janë edhe të vitit 1994, dhe që kjo është krejtësisht në kundërshti me periudhën kohore për të cilën është ngritur kjo aktakuzë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat