Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu, ka shkruar të martën se secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar.
“Pagat e tyre janë zvogëluar duke ua hequr edhe shtesat”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se edhe produktet esenciale janë duke u rritur.
“Çmimet e produkteve janë ngritur dhe gjërat esenciale po bëhen të papërballueshme për shumicën. Çdo ditë, mbijetesa po bëhet sfidë në Kosovë, e në anën tjetër, Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë”, ka thënë Lushtaku Sadriu.
Ajo e ka pyetur Qeverinë se “A jeni të vetëdijshëm që me paaftësinë e juaj i keni varfëruar qytetarët”.
Pagat e muajit shkurt kanë dalë sipas ligjit të ri të pagave.