Vlera e provave, Durimishi i IKD-së: Raporti i DASH-it është shumë më i fuqishëm sesa një komunikatë e UÇK-së

Aktuale

Vlera e provave, Durimishi i IKD-së: Raporti i DASH-it është shumë më i fuqishëm sesa një komunikatë e UÇK-së

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:03
Ish-krerët e UÇK-së

Ramiz Durimishi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur për procesin e gjykimit që ka filluar në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Durimishi ka folur për vlerën e provave të ofruara nga mbrojtja dhe nga prokuroria.

Ai ka thënë se një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit ka fuqi shumë më të madhe sesa një komunikatë e UÇK’së.

Megjithatë ai ka thënë se do të jetë më e vështirë për të cilësuar dëshmitë e dëshmitarëve sa i përket cilësisë së tyre.

“Raporti i DASH-it është provë shumë ma e fuqishme sesa një komunikatë e UCK-së. Por në rastin e deklaratave të dëshmitarëve, kur të kemi deklarata të përgjysmuara, s’do të mund të kemi një opinion”, ka thënë Durimishi në Frontal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat