Analisti paralajmëron: Pas takimit në Bruksel, situata në vend mund të eskalojë

Aktuale

Analisti paralajmëron: Pas takimit në Bruksel, situata në vend mund të eskalojë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Analisti Fidan Ukaj, ka komentuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi duke cituar edhe deklaratat e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

“Ne e dëgjuam, zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, i cili tha se ky takim mes dy kryenegociatoreve vjen si rezultat i një përafrimi të palëve për mundësinë e implementimit të marrëveshjes së 18 marsit. Takimi i sotshëm ka frymën e përgatitjeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Ukaj.

Ukaj po pretendon se situata në vend mund të eskalojë.

“Ne po e shohim bojkotimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në atë pjesë të vendit dhe kemi dëgjuar dhe paralajmërimet e saj për bllokim të pjesës veriore, mirëpo kemi dëgjuar edhe sinjale jo të mira edhe nga vet Beogradi. Sipas gjitha gjasave mund të ketë një përsëritje të skenarëve të mëhershëm, bllokim të pjesës veriore dhe eskalim të situatës”, është shprehur ai.

Sipas Ukajt, Bashkimi Evropian do t`i bëj trysni presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për moseskalim të situatës.

“Pres një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Vuçiqit dhe Beogradit që të mos eskaloj gjendja dhe të kthehet në normalitet, dhe nëse zgjedhjet mbahet me datë 23, atëherë të mbahen të qeta ashtu siç janë mbajtur edhe në pjesën tjetër të vendit”, tha Ukaj.

Në lidhje me takimin është deklaruar edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka takuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka thënë Lajçak përmes një shkrimi në twiter.

Kujtojmë se ky është raundi i parë për Kosovën dhe Serbinë që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat