Kosova gaboi me qasjen ndaj Raportit të Dick Marty-it, Gjykata Speciale ishte dhuratë për Serbinë. Kështu vlerëson ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch, duke folur për zhvillimet e fundit në vend në dritën e nisjes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mendoj se qeveria e Kosovës bëri gabim, sepse duhet të kishte thënë se ky është raport i tmerrshëm dhe se nuk është i vërtetë, ne duhet vetë ta hetojmë. UNMIK tashmë kishte hetuar dhe kishte thënë që nuk ka pasur asgjë aty”, u shpreh Bosch në një intervistë për kanalin 10.
“Ajo çfarë rezultoi ishte se trafikimi i organeve nuk ishte i vërtetë që edhe ishte arsyeja e krijimit të kësaj gjykate”, tha ish-ambasadori derisa vlerësoi se nuk ka qenë e nevojshme një gjykatë e këtillë ndërkombëtar.
“Atëherë është dashur të thuhet që kjo nuk është e vërtetë, ndoshta ka krime të tjera, por nuk nevojitet një gjykatë ndërkombëtare sepse këto gjëra ndodhin në një situatë të një lufte guerile kundër një shteti të vërtetë”, shto ai.