KIKS Kosova raportoi për rastin e Nevrije Dermakut e cila vdiq në vitin 2015 si pasojë e një prerjeje të zorrës, gjatë një operacioni për largimin e tëmthit.
Edhe pse familjarët pretendojnë që vdekja e Nevrijes erdhi si pasojë e një gabimi mjekësor, pas 8 vitesh Gjykata e Ferizajt shpalli të pafajshëm kirurgun e rastit, Sejdullah Mahmutin.
Nga Oda e Mjekëve të Kosovës, për KIKS Kosovën, kryetari i Odës Pleurat Sejdiu tha që ky institusion ka mekanizmat vetanak të “gjykimit” për rastet që raportohen si gabime mjekësore e të tjera.
Sejdiu tha që si Odë, dënimet e saj mund të fillojnë së pari me qortime e mund të shkojne deri në marrje të përhershme të licensës.
Për KIKS-in, ai tha se vetëm gjatë vitit të kaluar, tek Prokurori i Odës kanë qenë 46 lëndë, në Keshill etik 31 raste dhe 4 raste kanë qenë ne Gjyqin e nderit.