Gjinekologu nga Klina Musa Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka dashur ta takojë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se madje Vitia as nuk e ka përshëndetur, njofton Klan Kosova.
“Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk më pranoi në takim në zyrën e tij ! Ai as që doli nga zyra të më përshëndes”.
“Shpresoj që askush nuk mund të më pengoj për t’i ndihmuar bashkëvendësit e mi. Askush nuk mund te ma marrë atdhedashurinë”.