Vëllau i Gani Gecit, Nehati: Si pasojë e Komunikatës 59 janë vrarë dy bashkëluftëtarë e është plagosur vëllai ynë Ganiu

Aktuale

Vëllau i Gani Gecit, Nehati: Si pasojë e Komunikatës 59 janë vrarë dy bashkëluftëtarë e është plagosur vëllai ynë Ganiu

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:40
Vëllezërit Geci

Vëllai i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, Nehati ka deklaruar se si pasojë e Komunikatës numër 59-të të Shtabit të Përgjithshëm, janë vrarë dy bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është plagosur vëllai i tij Ganiu.

“Prandaj kushdo që thotë se komunikatat kanë qenë të parëndësishme gjatë kohës së luftës, atëherë e kanë gabim se si pasojë e komunikatës janë të vrarë dy dhe është plagosur Gani Geci”, ka deklaruar ai.

E vërteta është vetëm një sepse komunikatën e 59-të prej vitit 1998 ne si familje e kemi vuajtur çdo herë dhe kemi kërkuar atë që e kanë e shkruar”, ka shtuar Geci në një linjë të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus.

“Në komunikatat mund të jenë disa të shkruara në formë propagandistike, mirëpo unë po flas vetëm për komunikatën 59-të, e cila ka pasur njoftim të caktuar nga Hashim Thaçi dhe tekstualisht thotë se ta shkatërrojmë plotësisht”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, Prokuroria në Gjykatën Speciale pretendon janë disa nga provat në të cilat akuzohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një nga prokurorët e Speciales e vuri në shënjestër të trajtimit komunikatën 59, e lëshuar tetorin e vitit 1998. Siç ka cituar prokurori, në atë komunikatë “kërkohet që një individ i etiketuar si kolaboracionist të keqtrajtohej”.

Më pas, publikohen dy intervista të ish-shefit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit që atë komunikatë nuk e ka shkruar ai.

“Në një intervistë të Hashim Thaçit thoshte se kjo komunikatë nuk është lëshuar prej UÇK-së, por nga ata që donin të përçanin UÇK-së dhe të krijonin konfuzion”, thotë prokurori.

Për ta “demantuar” këtë pretendim të Thaçit, Specialja përdori dy intervista të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Jakup Krasniqi citohet të ketë thënë se “Hashim Thaçi e dinë që komunikatat s’janë lëshuar për ta përçarë UÇK-në” , ndërkaq intervista e Selimit ishte direkte.

“Hashim Thaçi e ka shkruar komunikatën 59”, thoshte Selimi, kjo pjesë u publikua gjatë gjykimit në Speciale.

Përpos komunikatës së 59’t, prokurori përmendi një mori komunikatës, ku sipas tij “UÇK-ja etiketonte ata që nuk pajtoheshin me metodat e UÇK-së si kolaboracionist, tradhtar etj”.

Prokurori tha se më pas është përdorur edhe termi “masa ndëshkuese”.

“Thuhej që janë kryer atentate kundër personave të akuzuar për bashkëpunëtorë, është hera e fundit që iu tërheqim vërejtjen të gjithë bashkëpunëtoreve të pushtuesve përndryshe dora hakmarrëse e popullit do t’i godasë pamëshirshëm”, citonte prokurori disa nga komunikatat të cilat thotë t’i kenë gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Sipas Speciales nuk ishin “çak”, vetëm ata që iu jepnin informacione institucioneve serbe, por edhe ata që nuk pajtoheshin me metodat e UÇK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat