Boban Bogdanoviq, sekretar gjeneral i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, ka folur për krimet serbe në Kosovë duke thënë se intervenimi i NATO-s e ka parandaluar gjenocidin në Kosovës.
Politika e Millosheviqit ka qenë politikë e spastrimit etnik
“Unë kisha dashur që të shpërbëhet gjykata speciale në mënyrë që të ndalohet kjo marrëzi”, tha Bogdanoviq.
“Unë nuk e di që Vuçiq do të gjykohet për atë që ai në karrierën politike të tij, por e di që do të cilësohet si tradhtari më i madh i qytetarëve në Serbi”, tha Bogdanoviq.
Ai tutje tha se Vuçiq kur thotë se është i kërcënuar në Serbi e thotë për konsum të brendshëm.