Arifi thotë se termi i saktë në marrëveshje duhet të jetë “personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës”

Aktuale

Arifi thotë se termi i saktë në marrëveshje duhet të jetë “personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës”

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:24
Dritëro Arifi

Terminologjinë që të pagjeturit të quhen “persona të zhdukur me dhunë” po e vlerëson jo të drejtë edhe politologu, Dritëro Arifi.

Pasi Kosova dhe Serbia janë pajtuar për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Arifi thotë se me çdo kusht duhet të thuhet “të zhdukurit me dhunë gjatë kohës së luftës”.

“Problemi ekziston te terminologjia, sepse këtu ekzistojnë dy botëkuptime. Nëse themi të zhdukurit me dhunë, kjo i bie që ka mundur të jetë një akt kriminal. E kur themi të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, atëherë ka konotacion për krime kundër njerëzimit. Nuk duhet të thuhet vetëm të zhdukurit me dhunë, duhet të përmendet të zhdukurit me dhunë gjatë luftës. Në çfarë do forme, duhet të përmendet që ka ndodhur gjatë luftës. Sepse ndryshe i bie që ata persona janë zhdukur nga grupet kriminale, apo nga grupet jashtë kontrollit të shtetit serb.  Prandaj, duhet të kemi kujdes në terminologji’, theksoi Arifi.

Andaj, Arifi thotë se nëse edhe kjo problematikë nuk zgjidhet ashtu siç duhet, atëherë do të jetë një marrëveshje shumë e zbehtë.

“Në një farë mënyre i kënaq të dy palët, por nuk e atakon përmbajtjen”, tha Arifi.

Ndër të tjerash, Arifi konsideroi që Qeveria Kurti nuk është treguar transparente në asnjërën nga marrëveshjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat