Mbrojta e Thaçit, veçse e mohoi që klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së
Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka thënë se mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gati veçse e mohoi që klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së.
Sipas tij, sot po tentohet “që Zyrës së UÇK-së ku bënte pjesë edhe Albin Kurti, me ia hedhë krejt përgjegjësinë”.
Postimi në Facebook:
Mbrojta e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gati veçse e mohoi që klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së, e madje e mohoi edhe ekzistencën e këtyre strukturave. Për më keq, për akuzat që Gjykata Speciale po ia ngarkon Hashim Thaçit, mbrojtja e hodhi përgjegjësinë te Zyra e UÇK-së në Prishtinë dhe te shefi i saj Adem Demaçi.
Albin Kurtit për 20 vjet ia keni mohuar përkatësinë në UÇK, e sot po tentoni që Zyrës së UÇK-së ku bënte pjesë edhe Albin Kurti, me ia hedhë krejt përgjegjësinë.
Meqenëse Shefi i Zyrës së UÇK-së në Prishtinë, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë qe pesë vite, ndoshta nuk do të ishte keq që Gjykata Speciale t’i lirojë të akuzuarit e ta marrë Albin Kurtin.
Të paktën, Albin Kurti do ta mbronte UÇK-në në Hagë në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e pat mbrojtë në Pozharevc