Debate të ashpra, Haxhiu e Gërvalla ‘përplasen’ me deputetët e PDK-së - Konjufca merr vëmendje me këtë veprim

Aktuale

Debate të ashpra, Haxhiu e Gërvalla ‘përplasen’ me deputetët e PDK-së - Konjufca merr vëmendje me këtë veprim

Më: 6 prill 2023 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 15:41 më 06.04.2023
Kuvendi i Kosovës

Haxhiu drejtuar Tahirit: Unë nuk di më kërcenu gjyqtar qysh keni bo ju, e me i detyru me i marrë vendimet qysh keni qef ju

Derisa ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri e ka kritikuar Qeverisjen për sistemin e drejtësisë, Ministrja e tanishme e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo nuk bënë drejtësi të katandisur siç ka bërë Tahiri në kohën kur ka qenë ministër.

“Nuk e di për çka mbahesh mend Abelard Tahiri. Mbahesh mend se qysh ti si ministër i Drejtësisë në vend se mi adresu seriozisht krimet e luftës, e ke mbyll institutin, e ke komprementu komplet procesin e provimit të noterisë, për atë revolen e ato plumbat që zgjedhën apo jo? Për këtë mbahesh mend Abelard Tahiri”, tha Haxhiu.

Ajo drejtuar Tahiri tha se ai nuk mund të shtyhet më të në kuptim të reformave.

“Ti me mu nuk mundesh me u shty kurrë në kuptim të reformave, unë drejtësi të katandisuar nuk di me ba, ama si ju, jo kurrë, as nuk di me kërcënu gjyqtar e prokuror, qysh keni bo ju, e as mi thirrë në zyre për me i detyru me i marrë vendimet qysh keni qef ju, ashtu jo, ama po për drejtësi, për të cilën kanë nevojë qytetarët e Republikës, tha Haxhiu.

Ky reagim i Haxhiut ka ardhur pas fjalimit të Tahirit, i cili i tha Haxhiut se “ajo nuk dinë për drejtësi”.

“Albulenë me fol për drejtësi me ty është problem se s’din. E ke dëshmu shumë herë se s’din, me ty mudemi me fol për vajin tepsih, me fol për grun e frizerit, me fol lookun tënd, me fol për punësime, me fol për higjienën Ministrinë e Drejtësisë që shpesh e poston në Facebook, por për drejtësi jo”, ka thënë Tahiri.

​Murati: Inflacioni do të ishte më i ulët nëse LDK s’do të kishte çuar ligjin në Kushtetuese

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.

Murati në Kuvendin e Kosovës, tha se inflacioni vazhdon të jetë 10.5 për qind, por do të ishte edhe më i ulët nëse ky ligj nuk do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se çmimi i importit për 1 litër vaj në kufi sillet me 1 euro e 10 centë, ndërsa vazhdon të shitet me marzha të larta fitimi.

Megjithatë, ai tha se përveç Shqipërisë, Kosova ka inflacionin më të ulët në rajon.

Murati: Inflacioni do të ishte më i ulët nëse LDK-ja nuk do të kishte dërguar ligjin në kushtetuese

“Ne jemi më mirë se të gjitha vendet e rajonit sa i përket inflacionit. Kroacia ka inflacion 10.6, Bosnja 12.9, Mali i Zi 15 për qind, Bullgaria 16, Maqedonia e Veriut 16.7. Pra ky inflacion prej 10.5 për qind normalisht do të ishte edhe më i ulët nëse nuk do të dërgohej ligji për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese nga vet LDK-ja. Çmimi për 1 litër vaj që hyn tash në kufi është 1 euro e 10 centë, por normalisht tregtarët vazhdojnë ta sheshin në marzha të fryra të fitimit, pasi që këtë gjë ju ka mundësuar LDK-ja, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Çmimi i grurit po ashtu ka hyrë në kufi me 0.22 centë për kilogram, por çmimi i miellit dhe bukës vazhdon të shitet më shtrenjtë se që duhet për shkak se LDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin”, tha ai.

Murati iu kundërpërgjigj edhe deputetëve opozitarë sa i përket kritikave për mungesë të investimeve kapitale.

Murati: Në vitet paraprake mund të kishte investime kapitale, por nuk kanë qenë ekzekutim i punëve por keqpërdorim

“Para se të marrim ne qeverinë, investimet kapitale kanë qenë 384 milionë euro, përfshirë edhe 2.1 milionë euro të vjedhura. Në vitin 2021 dhe 2022 përkatësisht ekzekutimi ka qenë 423 dhe 422 milionë euro për secilin vit. Në vitet para pandemisë mund të ketë pasur investime kapitale më të larta, por ato nuk kanë qenë që ka pasur ekzekutim më të madh të punëve por keqpërdorim”, shtoi ai.

​Haradinaj: Shko Albin pasi askush s’ka pa hajr prej teje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendin ka treguar pakënaqësitë e tij për Qeverisjen Kurti. 

Për të treguar zbatimin e buxhetit nga Qeveria, Haradinaj përmendi disa të dhëna të raportit janar-shtator 2022.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal për janar-shtator ka realizuar 0% të buxhetit, Ministria e Pushtet Lokal 1% të buxhetit, Ministria e Industrisë 5, e Shëndetësisë 6%, e Financave 6%, e Ekonomisë 13%, e Kulturës 13% dhe ajo e Mbrojtjes 15%”, tha Haradinaj.

Sipas tij, 800  milion Buxhet i Kosovës, i mbajtur peng në një periudhë inflacioni për 20%, nuk quhet sukses dhe se asnjë qeveri në botë nuk e ka quajtur sukses.

“Ato para të taksapaguesve, kane qenë të dedikuara me ligj për buxhetin, dhe mos zbatimi i ligjit për buxhetin është veprim jo ligjor. Në shoqëritë tjera e në vendet e tjera kërkohet llogaridhënie për ata që nuk e kanë zbatuar ligjin e buxhetit, dikush duhet me dhënë përgjegjësi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij dikush është dashur të burgosej për mbajtjen peng të parave të buxhetit të Republikës së Kosovës dhe nuk e ka dërguar tek qytetari.

“Njëra ndër arsyet pse e kemi gjendjen të pashpresë në vend është ndërprerja e krejt investimeve kapitale, krejt projekte madhore të këtij vendi, infrastruktura është ndërprerë. Ka dy vite që kryeministri ynë që përmendke miliarda nuk e ka shti 1 cent në projekte strategjike”, tha Haradinaj.

Ai tha se mbajtja e buxhetit peng është strategji e Kurtit që ti lodhë njerëzit, komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, qytetarët të cilët sipas tij Kurti dëshiron ti kthejë në skllavë dhe të njëjtit të varen nga ai kur i jepet lëmoshë.

“Unë mendoj që ti e ke një strategji perfide, sa i përket buxhetit. Ti po do me i lodhë njerëzit, po do me i lodhë komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, po do me i lodhë qytetarët, me i kthy në skllavë, që ata me u varë prej teje kur po ua jep një lëmoshë”, tha Haradinaj, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Ai i ka thënë Kurtit se nuk e kupton pse ai ia ka marrë inatin shtetit të tij, me mos rritjen e rrogave.

“Unë e kuptoj nëse ja merrë inati Serbisë ti kryeministër se të ka mbajt në burg e të ka keqtrajtu, , por nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tënd të punësuarve të sektorit publik, pse i vetmi polic i rajonit që nuk i rritet rroga është polici i Kosovës, pse i vetmi ushtar që s’ka rritje rroge, pse nuk i rritet rroga doganierit, pse nuk i rritet rroga AKI-së, cfarë inati ki me ta pse s’jau rrit rrogat. Pse jau ke marrë inati mësuesve të Kosovës për 50 euro i ke mbajt shkollat mshelë”, tha Haradinaj.

Ai e ka akuzuar Kurtin edhe për nepotizëm.

“Ke thënë ma herët kushërinjtë janë për dasma, për shpi për familje, jo kryeministër nuk ish kanë ashtu, nuk e ki një në këtë kabinet që se ka ja një vlla ja një motër, ja një balldesk ja një baxhanak ja një kushëri ja një të afërm në pozicione kyqe, nuk ke lënë bord të një kompanie publike pa e kap”, tha Haradinaj.

Në fund të fjalimit të tij ai ka kërkuar nga ALbin Kurti që të shkojë ashtu siç ky i fundit i kishte kërkuar Hashim Thaqit.

“Dikur i kë thënë Hashim Thaqi në këtë foltore “shko Hashim”, ta deshti puna shkoj Hashimi, çka është ma mirë në këtë Kosovën tonë? Prej që ke ardhe ti unë nuk po shohë që dikush ka pa hajr prej teje…edhe unë po t’thom “shko Albin, shko se s’je ka qit gja në dritë në Kosovë, veç nuk mujt me t’thanë shko atje ku janë ata, po shko ku dush ti veç shko”, tha në fund Haradinaj.

​Kurti mburret para deputetëve për punën e tij dyvjeçare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur sot para deputetëve të Kuvendit për punën e tij dyvjeçare në kabinetin qeveritar.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka renditur punët që sipas tij, kanë sjellur ndryshimet cilësore në Kosovë. Kurti ka nënvizuar se fokusi i tyre ka qenë në punë dhe drejtësi, andaj ka shtuar se janë në rrugë të duhur.

Ai ka folur për hapjen e vendeve të reja të punës, që sipas tij, gjatë dy vjetëve të fundit janë hapur mbi 30 mijë vende të reja të punës. Kurti ka shtuar se kanë shpërndarë rreth 822 milionë euro në masa mbështetëse për qytetarët dhe bizneset.

Kurti: Vetëm nga ‘Super Puna’ 1500 të rinj janë punësuar

“Super puna me 1500 vende të reja të punës për të rinjtë, nga mosha 18 deri 25 vjeçare. Pra 1500 të rinj të kësaj grup moshe janë punësuar.

Qeveria për familjen edhe 1500 familje që kanë përfituar të kenë së paku 1 anëtar të punësuar, ka edhe më shumë se kaq familje që s’kanë asnjë anëtar të punësuar, por në mesin e tyre 1500 kanë përfituar tashmë. Në mesin e tyre janë 603 gra, po ashtu edhe mbështetje për punësimin e grave me mbi 5000 gra të punësuara”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Kurti ka përmendur edhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Kurti: Në veri të vendit i kemi mbyllur 16 rrugë ilegale

“Në veri të vendit i kemi mbyllur 16 rrugë ilegale që janë përdorur për trafikim dhe kontrabandë. Kemi shkatërruar 83 grupe kriminale me pjesëtarë të të gjitha etnive”, ka thënë ai.

Sipas tij, këto arritje i bëjnë krenarë të gjithë.

Kurti: Këto arritje na bëjnë krenar të gjithëve

“Këto arritje na bëjnë krenar të gjithëve sepse për këto punojmë të gjithë së bashku me qytetarët. Këto arritje përmirësojnë imazhin e shtetit, prandaj edhe të gjithë neve”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryeministri Kurti si sukses të qeverisjes së tij nuk e ka përmendur fare dialogun me Serbinë, apo politikën e jashtme.

​Aliu për incidentin mes dy aeroplanëve: Hetimi do të tregoj nëse ka pasur rrezik për përplasje

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu, ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e 24 shkurtit, ku dy aeroplanë gati nuk janë përplasur mbi hapësirën ajrore të Kosovës, për shkak të dyshimit të moskujdesit të zyrtarëve përgjegjës.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, tha se dy kontrollorë të Autoritetit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, janë liruar nga detyra pas këtij incidenti, derisa po vazhdon hetimi për t’i zbuluar gjitha shkaqet.

Mirëpo, ai tha se hetimi do të tregojë nëse ka pasur rrezik për përplasje apo jo.

Aliu: Hetimi do të tregoj nëse ka pasur rrezik për përplasje

“Të dy kontrollorët e përfshirë në incident janë liruar nga detyra menjëherë pas incidentit. ASHNA ka filluar hetimet për këtë incidenti sipas kërkesave të dala nga legjislacioni në fuqi dhe ka kërkuar leje për të dhënat e radarit dhe të zërit të cilat janë dhënë.

Sipas ligjit, aviacioni civil ka filluar hetimet për ngjarje dhe raporti preliminar i ASHNA-së është pranuar nga AAC dhe sipas tij raporti kontrollorët e përfshirë kanë nisur ndërrimin në kushte normale.

AAC ka marrë raportet e pilotëve nga dy fluturaket e përfshira për me pas informacion shtesë për incidentin. Me 10 mars 2023 drejtori i AAC e ka thirr mbledhjen për diskutim për këtë incident. Natyrisht janë marrë raportet nga gjithë personat përgjegjës dhe jemi në fazën e hetimit.

Tash cilat do të jenë masat pastaj, e para duhet të vlerësojmë se çka ka ndodhur saktë dhe nuk duhet të ngutemi dhe të deklarojmë se ka pasur ndonjë rrezik ose jo. Mendoj se njoftimet në media kanë qenë të dëmshme dhe tepruara. Konfrom hetimit do të merren masat edhe ndaj zyrtarëve përgjegjës”, tha ai.

Haradinaj – Kurtit: Dikush ish dashtë me shku në burg, po do me i kthy qytetarët në skllavë

Kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj tha se nuk e kupton se si Qeveria e konsideron sukses faktin që e ka rritur buxhetin dhe s’ka bërë investime kapitale.

Haradinaj tha në Kuvend se për këtë dikush “ish dashtë me shku në burg”.

“Ju siguroj se dikush ish dashtë me shku në burg që dikush e ka mbajtë peng paranë e Kosovës dhe nuk e ka çuar te qytetari. Njëra nga arsyet pse e kemi gjendjen pa shpresë në vend është ndërprerja e krejt investimeve kapitale”, tha ai.

Haradinaj tha se ka dy vjet që “kryeministri ynë nuk e ka fut një cent në projekte kapitale”.

Kjo, ai tha se “nuk quhet sukses në asnjë vend të botës”.

“Unë mendoj që ti e ke një strategji perfide, sa i përket buxhetit. Ti po do me i lodhë njerëzit, po do me i lodhë komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, po do me i lodhë qytetarët, me i kthy në skllavë, që ata me u varë prej teje kur po ua jep një lëmoshë”, tha Haradinaj, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

“Kjo është logjika jote. S’ka shpjegim tjetër”, tha ndër tjerash Haradinaj.

Krasniqi: Kosova po zbrazet, kjo është fytyra e Qeverisë Kurti

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas fjalimit të kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje të tij, ai foli për çështjen e migrimit për të cilën tha se është ajo që flet më së miri për punën e tij.

Krasniqi dha edhe disa shifra në bazë të të cilave deklaroi se “Kosova po zbrazet”.

“Përgjatë dy viteve të fundit mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për me kërku një jetë më të mirë jashtë vendit. Mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Pra gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107310 qytetarë kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë e kanë humbur shpresën dhe besimin në perspektivën që mundet ta ofrojë shtetin tonë”.

close

Krasniqi tha se ata që po ikin nga vendi janë nga çdo kategori e shoqërisë, mjekë e mësimdhënës, infermierë e arkitektë.

“Vetë e me familje. Nga fshati e nga qyteti, nga çdo cep i Kosovës. Të papunë e të punësuar. Kosova po zbrazet, vendi ynë po shpopullohet e familjet tona po zvogëlohen. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde, kryeministër. Ky migrim i paprecedentë flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me punën tënde. Çka do që flet kryeministër s’ka asnjë vlerë. Mos u merr me neve në Kuvend. Tregoju atyre rreth 100 mijë familjeve që iu kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes tënde se çfarë suksesi ke arritur dhe si ja u ke përmirësuar jetën”.

Gashi – Qeverisë: Po e themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe, jeni fatkeqësia e këtij vendi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se qeveria ka dështuar në dy vite qeverisje.

Në seancën e sotme ku po flitet për qeverisjen e dy viteve të fundit, Gashi i tha kryeministrit Kurti se “ju jeni fatkeqësia e këtij vendi”. Ai përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Kurti po i jep Serbisë “autonominë territoriale”.

“Shkuat, dialoguat dhe bëtë marrëveshje të cilën premtuat se kurrë nuk do ta bënit. Bëtë marrëveshjen dhe tash po e themeloni Asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe po shkoni përtej asaj që është dialoguar ndonjëherë dhe që është arritur ndonjëherë. Ju kryeministër, po e themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe”, tha Gashi.

“Kjo është shkelja më e rëndë dhe atentati më i rëndë që u bëhet qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe vullnetit politik të shprehur në këtë vend”, shtoi ai.

Kurti lavdërohet me qeverisjen dyvjeçare, numëron sukseset

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar sukseset e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit.

Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë.

“Puna dhe drejtësia ishin dy shtylla të zotimeve tona të 14 shkurtit e si angazhim i yni i përditshëm. Ekonomia është e të gjithëve dhe nëse ajo shkon mirë duhet t’i gëzohemi të gjithë sepse na prek të gjithëve. Në vitin e parë të qeverisjes patëm rritje 10.7 për qind të bruto produktit vendor që është më e larta në historinë e vendit, ndërsa në vitin 2022 kur i gjithë kontinenti ynë po vuante ekonomikisht si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, rritja ishte rreth 4  për qind pasi që të hiqet inflacioni. Për vitin 2022 i kemi pasur rreth 920 milionë eksporte, këtë vit do t’i kalojmë mbi 1 miliard, rritja e eksportëve tregon rritjen e gjallërisë së ekonomisë sonë, rritjen e sektorit prodhues të mallrave e të shërbimeve. Raporti eksport -import në vitin 2019, pra vitin para se të bëhem unë kryeministër për herë të parë, ishte 1 me 9 e sot është më pak se 1 me 6. Nëse vazhdojmë kështu, dhe sigurisht që do të vazhdojmë kështu, me ndihmën e sipërmarrësve të punëtorëve që angazhohen në sektorët prodhues, raporti eksport-import do të përmirësohet e deficiti tregtar të zvogëlohet”.

“Janë dy vite, dhe kemi ende shumë punë dhe shumë politika të reja  për t’i zbatuar në ndihmë të eksportit dhe prodhimit vendor, por situata ka ndryshuar për të mirë, është optimiste, edhe deficitin buxhetor për vitin 2022 më në fund kemi arritur ta zvogëlojmë në një rekord historik vetëm 49.1 milionë euro minus, mbi 11 herë më pak se në vitin 2020. E për dy vite janë dyfishuar investimet e huaja direkte. Buxheti i shtetit është rritur me 760 milionë euro për dy vite, ndërsa ekonomia është rritur me 2.1 miliardë euro, pra kemi Republikën e Kosovës me qeverisjen tonë me ekonomi të gjithëmbarshme prej 9 miliardë euro. Në të shkuarën, qeverive u duheshin 3 vite për t’ia shtuar vetëm 1 miliard ekonomisë, e tash për 2 vite i keni më shumë se 2 miliardë. Qeveria po peshon më lehtë se më parë”, tha kryeministri.

Tahiri për dy vjetët e qeverisë: S’mund të lavdërohen për punë dhe rezultate

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën për punën dyvjeçare të qeverisë.

Në fjalën e tij ai ka thënë se kur tashmë ekzekutivi I drejtuar nga Albin Kurti ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes, nuk mund të mburret për dy gjëra.

“Mund të lavdërohen për gjithçka, vetëm jo për punë dhe rezultate”, është shprehur Tahiri.

“Për dy vjet shohim logjikë arbitrare të punës, antikushtetuese dhe varfëruese. Është qeveri arbitrare sepse ka bërë punësime antikushtetuese. Është antkishtetuese që prej shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Shërbyesve Civil. Ligjin për Këshillin Prokurorial…Këto tregojnë logjikën antikushtetuese”.

Tahiri ka përmendur se qeveria ende nuk e ka kaluar Pagën Minimale, duke theksuar se nuk ka vepruar për ta lehtësuar ekonominë.

“Kurrë më keq s’kemi qenë në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i DASH tregon se kjo qeveri ka hyrë edhe në afera korruptive”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat