Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim viktimave
Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.
Gjykata ka vendosur që viktima 8 të shpërblehet me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.
Fillon seanca për urdhrin për zhdëmtim kundër Salih Mustafës
Sot në Dhomat e Specializuara po mbahet seanca e parë ku do shqiptohet urdhri i parë për zhdëmtim, kundër Salih Mustafës.
Kryegjykatësja tha se viktimat po ashtu do të dëmshpërblehen.
Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim më 16 dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat për krime të rënda gjatë vitit 1999, në një kompleks në Zllashë të Kosovës.
Specialja shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave kundër Salih Mustafës
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mblidhet sërish këtë të enjte.
Duke filluar nga ora 12:00 ky trup do të shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Kujtojmë se me 18 dhjetor Mustafa është dënuar të nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.