Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë të ditur se deputetët e Listës Serbe sot veç janë nënshkruar për mëditje në kuvend dhe kanë dalë nga seanca.
Sipas Bashës, këtë veprim deputetët e Listës Serbe e kanë bërë veç për t’i ikur mundësisë për ta humbur mandatin.
“Ata do të ishte e rëndësishme të qëndrojnë këtu për ta dëgjuar gjendjen e vështirë në veri që është duke ndodhur, djegien e veturave, rrahjen dhe torturat e qytetarëve serbë që duan të jenë pjesë e zgjedhjeve legale në Kosovë. Linçimin ndaj qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen dhunës dhe monopolit politik të asaj zone”, është shprehur Basha.
Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës e mbron qytetarin serb ë veri të vendit, më shumë sesa përfaqësuesit e Listës Serbe, që sipas tij, marrin pagë nga Kosova e i shërbejnë Radoiçiqit e Vuçiqit.