Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka publikuar një fotografi ku shihet i shoqëruar nga bashkëpartiakët e Listës Guxo, përfshirë edhe deputetin Burim Meta dhe asamblistin në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Ekrem Mustafa.
Në pamjen e publikuar në Facebook, Avdyli prezantoi një përforcim të partisë “Guxo”.
Bëhet fjalë për Valdet Rudin, i cili ai tha se vjen nga Ferizaj dhe jeton në Gjermani.
Avdyli shkroi në Facebook se aktualisht Rudi gjendet në Kuvendin e Kosovës për ta parë nga afër seancën e sotme plenare.
“Sot po na viziton e bashkë me ne po e percjell seancën e Kuvendit edhe miku ynë, bashkeveprimtari i Partisë #GUXO nga Gjermania, Valdet Rudi. Guxo me përforcime”, shkroi Avdyli.