Vendimi për ndalimin rreptësisht të konsumimit të duhanit në hapësira të mbyllura ka çuar sot inspektorët sanitarë të AUV-së pikërisht në insitucionin e legjislativit.
Disa inspektorë janë parë në byfenë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke biseduar me ministrin Faton Peci.
A kanë vënë re parregullësi dhe shkelje të vendimit apo kanë qenë duke marrë instruksione nga ministri, akoma nuk është bërë e qartë.

Kujtojmë se ditë më parë, inspektorët kanë mbylur disa byfe në objektin e Qeverisë në ish-Rilindje, pikërisht për shkak të mospërfilljes së vendimit që ndalon pirjen e duhanit.