Gjykata Supreme, e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës, në Bjeshkët e Deçanit.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar vëllai i viktimës, Shkelqim Pajazitaj, i cili theksoi se “drejtësia e Kosovës edhe një herë vërtetoi se sa e fëlliqur është”.
“Vërtetoi se se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi që njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre për para.
Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykatë, e as ne Prokuror, kur qe 7 vite nuk qenë ne gjendje me e zbulu te vërteten
Këta me shumë janë të interesuar të marrin një page nga shteti sesa te vënë drejtësi ne vendin e tyre”, shkroi Pajazitaj në Facebook.