Presidentja Osmani takon ambasadorin amerikan, flasin për dialogun me Serbinë

Aktuale

Presidentja Osmani takon ambasadorin amerikan, flasin për dialogun me Serbinë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:34
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Gjithashtu, temë diskutimi ka qenë edhe përkushtimi i përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat