Takimi i 18 marsit në Ohër, nga ndërkombëtarët u konsiderua historik.
Pasi palët nxorën një marrëveshje me 12 pika, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zotuan që do ta mundësojnë zbatimin e planit drejtë normalizimit.
E shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, konfirmoi se me arritjen e marrëveshjes për tekstin e deklaratës për të pagjeturit, është bërë hapi i parë në drejtim të zbatimit të marrëveshjes.
Ndërsa, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se termi “të zhdukur me dhunë” vazhdon të jetë pjesë e marrëveshjes për të pagjeturit.
Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se në takimin e fundit, Lajçak ka propozuar qe zbatimi të shkoj tutje në bazë të metodës së sekuencimit, pra njëra palë bën diçka pastaj pala tjetër.
Njohësi i procesit të dialogut Visar Xani, thotë se në bazë të sekuencimit hapi i dytë i zbatimit mund të jetë asociacioni.
Gjatë muajit prill pritet që të ketë një takim të nivelit të lartë Kurti – Vuciq, ku edhe do të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit me dhunë.