Limaj: I lumtur që sakrifica ime në Hagë po i shërben sot krerëve të UÇK-së

Aktuale

Limaj: I lumtur që sakrifica ime në Hagë po i shërben sot krerëve të UÇK-së

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:51
Fatmi Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmi Limaj duke folur për gjykimin e tij ka deklaruar se tash po bëhen 20 vite nga koha që ai  ka qenë në Hagë.

“Unë nuk kam ditur as ku po shkoj, shkuarja jonë atje në mesin e atyre që kanë bërë krime e masakra të panumërta ka qenë e vështirë”, tha Limaj.

Kam pas mendu që brenda dy jave kanë me e kuptu që jemi të pafajshëm dhe do të më lirojnë. 9 muaj nuk kam pasur as avokat. Ai tha avokati i tij që iu caktua nga Gjykata sot i ka ngritur aktakuzë Putinit.

Ai tha se ajo çka po shohim tash as në ëndërr nuk e kam mendu.

“Jam i lumtur që gjyqi im po i shërben sot mbrojtjes për të akuzuarit sot në Hagë”, tha Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat