Ishte dënuar me 8 vjet burgim për vrasje, Shaban Syla thërret në emision ku po flet Adem Salihaj

Aktuale

Ishte dënuar me 8 vjet burgim për vrasje, Shaban Syla thërret në emision ku po flet Adem Salihaj

Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:46
Adem Salihaj dhe Shaban Syla

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, duke folur për atentatin ndaj tij në vitin 2000, ka ndërhyrë në lidhje të drejtpërdrejtë Shaban Syla, i cili është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj tij.

Ai ka thënë se asnjëherë në jetë nuk e ka njohur shtëpinë e Salihajt dhe as nuk e njeh atë personalisht.

“Gënjeshtër e kulluar, sepse asnjëherë në jetën time as nuk e di shtëpinë e Adem Salihajt as nuk e njoh atë as nuk e kam njohur kurrë. Por ai ka incizuare cd-të e asaj këngëtares në Beograd që Nazim Bllaca ka ardhur prej Beogradit prej prokurorit për krime lufte, këta e dinë qëllimin që e kanë pasur. Por, unë po betohem tani para mediave dhe opinionit që kurrë nuk kam qenë, dhe tani është duke gënjyer”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Syla në dhjetor të viti 2012 ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj Adem Salihut, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ndërsa më pas edhe nga Gjykata e Apelit e cila kishte vërtetuar këtë vendim.

Ai dhe shokët e tij, ishin gjetur fajtor edhe për vrasjen e Ibush Kllokoqit, ku Syla u dënua me 8 vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat