​Haradinaj takon përfaqësuesit e Këshillit Atlantik: Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO

Aktuale

​Haradinaj takon përfaqësuesit e Këshillit Atlantik: Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:03
Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Atlantik

Kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, udhëhequr nga Jörn Fleck, drejtor i lartë për Evropë Qendrore.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tregoi se ka shprehur orientimin e natyrshëm euro-atlantik të Kosovës, dhe synimin që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Pata kënaqësinë të takoj, z. Jörn Fleck, drejtorin e lartë për Evropë Qendrore të Atlantic Council me seli ne Washington. Shpreha vlerësimin tim për punën qe Atlantic Council e bën në funksion të agjendës integruese euro-atlantike.

Theksova edhe njëherë orientimin tonë të natyrshëm euro-atlantik dhe synimin që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të.

Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat